Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli e ka përfunduar intervistimin e tij nga Specialja para dy ditësh.
Ai ka bërë të ditur dje se nga prokurorët e Hagës është marrë në pyetje rreth tre orë, shkruan Reporteri.net.
I njëjti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Pas intervistimit tim më datën 24.02. 2020, në kohezgjatje prej 3 orëve nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilesinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=565440297389988&set=a.176790819588273&type=3
Kujtojmë se dje Specialja ftoi edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së, Afrim Bashën dhe Faik Zogajn. Ky i fundit dha se nuk do t’i përgjigjet Speciales pasi nuk e njeh atë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.