×
  • Extra
  • Lista

    10 arsye pse duhet të rezervoni dhomën tuaj në ‘Hotel Garden’

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 14:45

    Hotel Garden me lokacion të përshtatshëm strategjik, qasje të lehtë me aeroportin, stacionin e autobusave të Prishtinës dhe me gjitha vendet e rëndësishme të qytetit është një ndër hotelet më prestigjioze.


    Hotel Garden është 3 km larg nga qendra e qytetit të Prishtinës.

    Hotel me stil të veçantë, me lartësi katër katëshe, 38 dhoma gjithsej, të rregulluara me pasion dhe elegancë.

    Për një qëndrim të përkryer dhe të paharrueshëm, në Hotel Garden e gjeni veten të rrethuar me natyrë të bukur dhe me një shërbim të shkëlqyer.

    Hotel Garden ofron dy salla të konferencave salla ekskluzive Orchidea dhe Iris, me hapsirë shumë fleksibile për organizime rreth biznesit tuaj.

    Pishina e brendshme Garden Freesia Wellness & Spa, me dy lloje të saunave, me Avull dhe sauna Finlandeze, fitnesin dhe dhomën e masazhës që mysafirët të relaksohen gjatë qëndrimit të tyre në Hotel Garden.

    Pishina e jashtme Garden Wonder Pool, një pishinë e qetë dhe relaksuese e rrethuar nga pemët të mbushura me fruta, pjesë e cila vërtetë mysafirët e vlerësojnë.

    Hotel Garden ka një numër të konsiderueshëm të punëtorëve dhe se njihet me stafin më profesional në vend.

    Pas një pune të suksesshme për 6 vite, Garden hap hotelin e ri Garden Downtown në qendër të kryeqytetit me 40 dhoma dhe me çmime shumë të volitshme.

    Në hotelin e Garden Downtown mysafirët do të ken mundësi ti shijojnë ushqimet e restorantit nga Soul Bar, Vegan & More, i cili do të jetë pjesë e këtij projekti.

    Hotel Garden është i frekuentuar shumë nga artistët dhe fytyra eminente nga të gjitha vendet shqipfolëse dhe më gjërë.

    Garden Open Kitchen

    Kombinimi i ushqimit të përsosur me shërbim të shpejtë e bënë eksperiencën tuaj të pakrahasueshëm në Garden Open Kitchen!

    Në Garden Open Kitchen mysafirët pëlqejnë darkën me specialitet më të ndryshme të shoqëruara me verërat më kualitative vendore dhe ato nga e gjithë bota.

    Mëngjesi në Garden Open Kitchen shërbehet duke filluar nga ora 09:30 deri në ora 11:00.
    Business Lunch, shërbehet nga e hëna deri të shtunën, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, me çmime speciale duke filluar nga 5.50€ nga menyja javore, pjata të cilat janë të zgjedhura nga menu “A la carte”.

    Origjinaliteti i një kuzhine të hapur si Garden Open Kitchen qëndron në ndërlidhjen e konceptit të kuzhinës me dizajnin, artin dhe natyrën.

    Është vend ideal ku mund të shijoni mëngjesin, drekën dhe darkën me pamje përrallore.

    Soul Bar, Vegan & More

    Soul Bar, Veagn & More ofron koktele nga më të njohurat, por gjithmonë duke u kujdesur që të jenë pa përbërës shtazor, 100% vegan.

    Ky koncept ka bërë bujë në kryeqytetin tonë dhe ka një frekuentim të madhë nga elita qytetare.

    Soul Bar, Vegan & More është bërë pjesë e Garden në vitin e fundit, ku duke e parë të nevojshme që klientelës t’i shërbehet edhe ushqime nga më të shëndetshmet siç janë ato vegane.

    *Artikull i sponsorizuar 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!