×
  • Extra
  • Lista

    5 fotot e tmerrshme që u bënë disa sekonda para se vdekja të trokiste

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:18

    Në shikim të parë mund të duken të zakonshme, por nëse zbulojmë çka fshihet pas tyre mund të duken vërtetë bizare.


    Reporteri.net ju sjell pamjet tragjike të bëra vetëm disa sekonda para se fatkeqësia të trokiste në derë.

    Një hap nga vdekja.

    Çdo ditë, dhjetëra mijëra njerëz vizitojnë Niagara Falls, ku ata përjetojnë mrekullinë e pafundme të natyrës. Duket se kjo foto nuk është ndryshe nga të tjerat. Aty mund të shihen Andrea Smith dhe Jason Watson ndërsa po bëjnë një foto tipike pushimi. Pas tyre, në të kuqe, ndodhet studentja me emrin Ayano Tokumasu.  Një moment pas kësaj fotoje, 20-vjeçarja ra dhe vdiq.

    Fotografije nastale prije tragedije | Author: screenshot/youtube

    Unaza e zjarrit

    Kjo foto nuk duket aq e frikshme në shikim të parë. Aty shihet një grup zjarrfikësish duke shuar flakët. Por në fakt ajo është një njësi e veçantë e quajtur “Hotshots Mountain Mountain” që po luftonte në vitin 2013 me një zjarr të njohur si zjarri në kodrën Yarnell. Dy sekonda pas kësaj fotoje, 20 zjarrfikës u nisën për të luftuar me zjarrin. Por, për fatkeqësinë e tyre, era u forcua, gjë që bëri që zjarri të dilte përtej kontrollit. 19 nga 20 zjarrfikësit mbetën të bllokuar në një unazë zjarri, dhe trupat e tyre u dogjën pa mundur t’u ofrohej ndonjë ndihmë.

    Fotografije nastale prije tragedije | Author: screenshot/youtube

    Vdekje në sekonda

    Në shtator të vitit 1978, piloti i avionit PSA 182 po përgatitej të mbërrinte në San Diego me një aeroplan në të cilin ndodheshin 135 vetë. Me të mbërritur në aeroport, ky avion pasagjerësh “goditi” një avion të vogël privat. Dëmi ishte i lartë dhe alarmet e karburantit u ndezën. Fotografi arriti të kapte pamjen e asaj që më më vonë u përshkrua si sekondat e fundit të jetës për njerëzit që ndodheshin në fluturim. Piloti u përpoq të shpëtonte aeroplanin, por nuk kishte shpëtim. Gjithçka mori flakë dhe askush nuk mbijetoi.

    Fotografije nastale prije tragedije | Author: screenshot/youtube

    Cunami para nesh

    Në dhjetor të vitit 2004, Azia jugperëndimore u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami që pasoi la të vdekur 250,000 njerëz. Ndër viktimat ishin turistët Jackie dhe John Knill. Pas rrezikut të menjëhershëm, shërbimet e shpëtimit që hapën rrugën përmes rrënojave duke kërkuar të mbijetuarit gjetën një aparat që më vonë u konstatua se i përkiste Knills, së bashku me një kartë USB të padëmtuar. Materialet zbuluan se çifti i martuar u fotografuan deri në fund – madje edhe skenat kur po afroheshin valët gjigante që i lanë të vdekur.

    Fotografije nastale prije tragedije | Author: screenshot/youtube

    Pa respekt

    Sa më gjatë ta shihni këtë foto, aq më shqetësuese bëhet. Në kopshtin zoologjik në Indianën e Nju Delhit, një burrë me emrin Maqsood ra në një zonë që ishte rezervuar për shtëpinë e një tigri të bardhë. Tigri i afrohej atij, dukshëm i shqetësuar nga prania e njeriut. Një kohë e shkurtër e vëzhgimit kishte kaluar para se tigri të ngrihej drejt njeriut dhe me dhëmbët e tij të mprehtë ti priste venat e qafës. Skena e tmerrshme u pa nga qindra vizitorë të kopshtit zoologjik. /Reporteri.net

    Fotografije nastale prije tragedije | Author: screenshot/youtube

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!