×
  • Extra
  • Lista

    7 këshilla për t’i larë duart në mënyrën e duhur

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 22:46

    Çdo ditë, duart tona vijnë në kontakt me qindra mijëra baktere


    A jemi të sigurt që i pastrojmë duart në mënyrën e duhur? Ato janë pjesa më e ekspozuar e trupit tonë dhe hyjnë në kontakt me çdolloj sipërfaqeje pa e kuptuar, ashtu siç nuk e kuptojmë se mesatarisht, ne prekim fytyrën të paktën një herë në katër minuta në harkun kohor të një dite.

    Sëmundjet e ndryshme infektive, ndër të tjera, mund të transmetohen me kontaktin e duarve nga personi në person, dhe për këtë arsye, për të eliminuar mikrobet dhe bakteret, është e nevojshme që të lani me kujdes dhe saktë duart.

    Këtu janë shtatë këshilla praktike që nuk duhet të nënvlerësohen:

    1.Kohëzgjatja është thelbësore: duhet në fakt të kalojmë të paktën 20 sekonda ndërmjet sapunit, larjes dhe shpëlarjes.

    2.Sapuni është një shpatë me dy tehe: sigurisht që është një aleat i rëndësishëm për pastrimin, por detergjentët kimikë mund të jenë lëndë ushqyese ideale për bakteret, nëse nuk shpëlahen siç duhet. Kështu që mos e ekzagjeroni me dozën: sa më shumë sapun që përdorni, aq më shumë do t’ju duhet t’i shpëlani duart.

    3.I thani mirë duart: me duart e lagura bartja e baktereve është 500 herë më e shpejtë sesa me duart e thata. Peshqiri ose letrat janë sigurisht metodat më efektive. Por me peshqir dhe rroba duhet të jeni të kujdesshëm: nëse mbeten të lagur ata kanë nevojë për larje të shpeshta.

    4.Mikrobet janë kudo. Kushtojuni vëmendje objekteve që ju prekni më shpesh dhe pastroni ato shpesh: tastierë kompjuteri, smartphones, tableta, kufje, syze, janë të gjitha objektet e përditshme që harrojmë të pastrojmë dhe këtu ndodhen mikrobet dhe bakteret.

    5.Dorezat për pastrim. Ata janë sigurisht shumë të dobishme, por mund të bëhen kundërproduktive nëse nuk ndryshohen shpesh. Kohëzgjatja e një palë dorashka për punët e shtëpisë nuk duhet të kalojë një muaj jetë.

    6.Detergjenti i enëve është i keq për lëkurën tuaj. Para së gjithash ato nuk vrasin bakteret, por i heq ato dhe pastaj shumica e detergjenteve për larjen e enëve janë të dëmshme për lëkurën për shkak të nivelit të lartë të pH.

    7.Kështu që mos harroni të mbani pranë lavamanit edhe një sapun të lëngshëm për duart.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!