7 mite për fytyrën që s’duhet t’i dëgjoni më

Dëgjojmë kaq shumë gjëra në lidhje me kujdesin ndaj fytyrës çdo ditë, sa nuk dimë kujt i besojmë më parë. Gjithsesi, ajo çfarë duhet të bëni si fillim është të mos bini pre e miteve në lidhje të. Cilat janë më të famshmet, i gjeni më poshtë.


1. “S’duhet ta lani fytyrën gjatë dushit”

Mund ta bëni lirisht për aq kohë sa tregoni kujdes me të. Mos përdorni shumë ujë të nxehtë apo sapun që mund ta acarojë lëkurën.

2.”Duhet ta lani gjithmonë fytyrën dy herë në ditë”

Kjo varet vetëm nga lloji juaj i lëkurës. Lëkura e thatë ose ajo e ndjeshme mund të lahen vetëm gjatë mbrëmjes ndërsa lëkura e yndyrshme kërkon të lahet të paktën 1 herë në ditë. Sidoqoftë, në rastet e një make up të rëndë apo kur ktheheni nga palestra, duhet se s’bën ta lani para gjumit.

3. “Produktet që përdorni janë efektive vetëm nëse ndjeni në fytyrë një djegie të lehtë apo një tërheqje pas përdorimit.

Jo, madje duhet të shihni me kujdes përbërësit dhe të flisni me dermatologun tuaj.

4.”Larja e fytyrës me sapun dhe ujë është rutinë që duhet ndjekur”

Jo! Sapunët e thjeshtë janë për larje të përgjithshme. Fytyra jote është unike pasi një sapun jo i përshtatshëm mund të shkatërrojë pH e lëkurës apo irritime në të.

5. “Ke akne sepse s’e lan fytyrën çdo ditë”

Edhe pse larja kërkon vëmendje të veçantë sepse parandalon përhapjen e akneve, ka plot faktorë të tjerë që ndikojnë tek to. Siç mund të jenë horomonet, apo gjenet.

6.”S’duhet të përdorësh peshqir për të tharë fytyrën.”

Kjo vlen vetëm në 2 raste. Nëse peshqiri që po përdorni nuk është i pastër dhe ka baktere dhe së dyti nëse materiali i tij është ekstremisht i ashpër dhe acaron lëkurën.

7. “S’ka nevojë t’i lani duart para se të lani fytyrën”

Këtë s’do ta besoni më kurrë apo jo?