×
  • Extra
  • Lista

    Bill Gates tregon një sekret të madh: Njerëzit që kanë këto 3 aftësi, kurrë s’do të ngelen pa punë, s’ka krizë për ta

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 18:06

    Nëse jeni duke menduar për karrierën tuaj të ardhshme, ndoshta këshillat e themeluesit të Microsoft mund të jenë një ndihmë e madhe.


    Bill Gates rregullisht punon me një numër të novatorëve dhe njerëzve që ndryshojnë industrinë, dhe jep shumë donacione për ta ndryshuar botën, sidomos vendet e pazhvilluara, përcjell reporteri.net.

    Dhe në bazë të të dhënave të shumta të mbledhura, themeluesi i Microsoft pretendon se njerëzit me këto tre lloje të arsimit do të jenë më të kërkuarit.

    Dhe këto janë – shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.

    “Punëtorët që kanë njohuri në këto fusha do të jenë “bartës të ndryshimeve për të gjitha institucionet”, ka thënë Gates në një intervistë.

    Por, kjo sipas Gates, nuk do të thotë që të keni vetëm njohuri elementare për shkencën, matematikën dhe ekonominë.

    “Këto profesione do të jenë shumë të kërkuara në të ardhmen”, ka thënë Gates.

    Ju nuk duhet të jeni një ekspert në kodimin e gjërave shumë komplekse, por të keni aftësinë për të menduar në mënyrë të ngjashme me ekspertët të cilët mund t’ju ndihmojnë në një masë të madhe.

    “Nuk është e nevojshme që të shkruani kodin, por ju duhet të kuptoni se çfarë po bëjnë inxhinierët dhe çfarë munden dhe nuk mund të bëjnë”, ka shpjeguar Gates.

    Sipas mendimit të tij, njerëzit me këto aftësi do të sjellin me siguri një revolucion në çdo fushë të biznesit. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!