×
  • Extra
  • Lista

    Horoskopi për vitin 2021 – këto janë 7 shenjat më me fat

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 14:53

    Gaforrja – Pozicioni i vështirë në 2020-n duhet marrë parasysh. Jo se do jetë pozicioni që nuk do u japë shanse, sepse do u japë bashkëpunime, partneritete, mund t’ju japë dhe martesa atyre që nuk janë martuar. Por vetë gaforret nuk do jenë gati, nuk do jenë në nivelin e duhur, për të mirëpritur shanset që do u japë 2020. Nga ana e shëndetit do harxhojnë shumë energji dhe mund të kenë kundërshtime. Problemet shëndetësore të tyre do kenë të bëjnë me kockat. Shanset për lidhje serioze do jenë të mëdha, por gjithçka është në dorën e tyre. Ana ekonomike nuk është aty ku duhet, sepse janë akoma në përpunim për një ngritje ekonomike.


    Dashi – Gjatë vitit 2020 do pretendojnë të bëjnë emër, famë, të marrin privilegje. Do evidentohen më tepër, por edhe mund të shkelin dhe të tjerët nga padurimi për t’u ngritur mbi të tjerët. Shëndeti paraqitet shumë i mirë gjatë këtij viti. Do bëjnë martesa me famë, sepse do zgjedhin partnerë me nivel të lartë social dhe ekonomik. Dashuria për ta paraqitet si një dashuri për veten fillimisht. Do kenë ngritje ekonomike, fuqizim dhe reklamim të asaj që fitojnë.

    Binjakët – Kanë kaluar një 2019 të trazuar, por do kenë ngritje ekonomike dhe fitime të reja si rezultat i bashkëpunimeve që do realizojnë. 2020 fillon dhe mbush buxhetin e tyre. Nga ana e shëndetit mund të kene probleme nga ana psikologjike, ose me fantazitë dhe pasionet e tyre të mëdha. Duhet të kenë kujdes me fiksimet pas punës ose personave. Dashuria parashikohet me lidhje të reja, marrëdhënie që mund të jenë dhe të fshehta dhe mbi të gjitha me pasion.

    Luani – Do ulen me këmbë në tokë sepse do jetë viti i punës. Do kenë probleme shëndetësore kronike, me kockat, shtylla kurrizore dhe duhet të jenë të kujdesshëm. Dashuria ekziston, por lidhjet nuk do kalojnë në një tjetër nivel, do mbeten po aty. Të ardhurat do jenë vetëm nga puna e përditshme dhe nuk parashikohen fitime të mëdha gjatë vitit 2020.

    Peshqit – Viti 2020 parashikohet si viti i informimit, planeve, informacioneve, shkrimeve, publikimeve. Do merren me aktivitete sportive dhe një vit ku do futen edhe më tepër në lëvizje dhe do përfshihen në veprimtari. Qëllimi i tyre do jetë të gjejnë një mik, një shok ose partner të qëndrueshëm dhe besnik. Po duhet të kenë kujdes me shoqërinë që do zgjedhin. Do fitojnë siguri dhe do mposhtin pasiguritë psikologjike. Dashuria do jetë romantike dhe do njihen në rrugë, udhëtime, por edhe në rrjetet sociale. Ana ekonomike do jetë e mirë dhe e stabilizuar.

    Akrepi – Në 2019 morën famë, por nuk fituan vulën, ndërsa në vitin 2020 është viti i aprovimit të aftësive, punëve, por edhe marrëdhënieve. Akrepët kanë tendencën t’i vështirësojnë disi gjërat. Muaji më i rëndësishëm do jetë fundi i Marsit dhe gjithë Prilli, ku do marrin lajme të mira dhe para. Shëndeti do jetë i fortë, duke kaluar çdo pengesë. Gjatë këtij viti do kenë njohje të rëndësishme dhe marrëveshje. 2020 do jetë viti i ngritjes ekonomike për ta.

    Virgjëresha – Viti 2020 do jetë i mrekullueshëm, me plane dhe hapa konkrete në jetën e tyre personale dhe erotike. Ata do vendosin një pushtet në mënyrën si do menaxhojnë jetën e tyre. Fillon një periudhë e re, e fuqishme dhe mjaft e mbarë për ta. Duhet të kenë kujdes në marrëdhënie me njerëzit e afërm, të familjes, sepse mund të përpiqen t’ju pengojnë rrugën drejt suksesit. Shëndeti paraqitet i mirë dhe dashuria paraqitet e stabilizuar dhe produktive. Do jetë viti ku do i japin drejtim marrëdhënieve kryesisht drejt martesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!