×
  • Extra
  • Lista

    Këngëtari më me ndikim në histori: 12 gjëra që nuk i keni ditur për Freddie Mercuryn

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 16:12

    Ai do të mbahet mend përgjithmonë për vokalin dhe energjinë e tij të fortë, e cila lëvizi kufijtë dhe ia hapi rrugën në muzikë.


    Këngëtari Freddie Mercury vdiq pasi diagnostikua me AIDS, mirëpo  e kishte fshehur gjithmonë sëmundjen nga publiku duke u përpjekur kështu të mbrojë të dashurit e tij.

    Njëzet e katër orë para vdekjes së tij, Freddie lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se ai kishte qenë me HIV pozitiv për disa vjet. Ai e “përshpejtoi” vdekjen pasi kishte refuzuar të pijë ilaçet.

    Reporteri.net ju disa nga faktet më interesante mi jetën e tij:

    1. Freddie – Një artist me emër të “vështirë”

    Freddie lindi në Tanzanian e sotme dhe emri i tij i vërtetë është Farok Bulsara. Ai e mori emrin kur filloi të luante me grupin e shkollës së mesme The Hectics në Londër pasi anëtarët e tjerë të grupit e kishin problem ta shqiptonin emrin e tij të vërtetë.

    Një fakt interesant është se Freedie posedonte një diplomë në art dhe dizajn grafik.

    2. “Bohemiian Rapsody” – Një histori e shekullit rreth traumave të Freddie

    Freddie e shkruajti këtë këngë në 1975 dhe në atë kohë “Bohemiian Rapsody”  u konsiderua kënga më e gjatë e regjistruar ndonjëherë. Kënga zuri vend në albumin e katërt të grupit, A Night at the Opera. Mediat e huaja shkruanin në atë kohë që kënga në të vërtetë fliste për traumat që këngëtari kishte përjetuar në fëmijëri.

    3. Freddie i adhuronte macet

    Këngëtari legjendar adhuronte kafshët, dhe macet kishin një vend të veçantë në jetën e tij. Ai mbajti disa në shtëpinë e tij. Në testamentin e tij, ai e obligoi ish-të fejuarën e tij Mary Austin të kujdesej për macet e tij pas vdekjes së tij.

    4. “Përplasja e mbretërve” dhe një hit i madh

    Pak dihet se  hiti legjendar i grupit Queen, “Under pressure” u shkrua nga David Bouvi dhe Freddie Mercury. Bouvi insistoi që ai dhe Freddie të regjistronin vokalin e tyre veçmas, në mënyrë që të mos dëgjonin njeri-tjetrin, gjë që e bëri këtë këngë edhe më të veçantë. Bouvi dhe Freddie kurrë nuk e performuan këtë këngë live.

    5. Festat deri në mëngjes me Princeshën Diana

    Thuhej se princeshë Diana takohej me Freddien dhe ekipin e tij gjatë kohës kur kishte probleme martesore me princin Charles. Duke parë atë të trishtuar, Freddie i kishte thënë Dianës: “Eja e dashur, dil dhe argëtohu pak”. Pasi ishte e pamundur që Diana të vizitonte klubet e natës, Freddie ishte ai që i kishte sugjeruar që princesha të maskohej si burrë dhe të dilte në klubet për personat gay. Diana e pranoi idenë me entuziazëm, dhe u gëzua veçanërisht me “lirinë” që fitoi ngase mund të argëtohej si çdo person i zakonshëm.

    6. Transvestit për ditëlindjen e 39-të

    “Living On My Own” është kënga e tij më e famshme solo, të cilën e shoqëroi edhe me një video provokuese. Në video shfaqen pamjet nga ditëlindja tij e 39-të, të cilën ai e festoi në Mynih në 1985, ku shumica e të ftuarve, përveç miqve të tij, ishin transvestit nga klubet gjermane.

    7.Pse nuk donte të dihej varri i tij?

    Në testamentin e tij, Freddie në vullnetin e tij të fundit e detyroi ish-të fejuarën e tij Mary Austin që të kujdesej për hirin dhe kurrë të mos tregonte publikisht atë që  kishte bërë me urnë. Në fillim të këtij viti, një pllakë u zbulua në Varrezat e West London: “Në kujtim të Farok Balsar. Unë gjithmonë do të jem me ju me dashurinë time. M”. Ende, askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht se urna e muzikantit legjendar ndodhet poshtë pllakës.

    8. Freddie nuk ka asnjë përmendore në Londër 

    Ndikimi i tij vihet ende në diskutim në publikun britanik. Konservatorët mohojnë rëndësinë e tij, kryesisht për shkak të zgjedhjeve private dhe mënyrës së jetesës. Edhe pse adhuruesit e tij janë përpjekur të ngrenë një monument në Londër për vite me radhë, kjo ende nuk ka ndodhur.

    Busti i tij përkujtimor ndodhet në Zvicër, në qytetin Montreux, i cili është bërë një vend pelegrinazhi për tifozët e Freddie dhe grupin Queen.

    9. Koncerti për Guinness

    Gjysmë viti pas vdekjes së Freddie, grupi organizoi një koncert në stadiumin Wembley  të Londrës. Të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi për një organizatë në luftën kundër AIDS, Fondi “Mercury Phoenix”. Koncerti është në Librin e Rekordeve Guinness dhe konsiderohet të jetë koncerti më i madh bamirës  rock ndonjëherë.

    10. Ai ishte tejet i turpshëm

    Edhe pse ai ishte i njohur për performancën e tij të egër dhe “skandaloze”, shumë njerëz që e njihnin Merkurin personalisht thonë që ai ishte shumë i turpshëm, kjo është një nga arsyet që ai rrallë paraqitej në intervista.

    11. Para se të bëhej yll rocku, punonte në aeroport!

    Shumë kohë para se të bëhej një nga këngëtarët më ikonikë në historinë e muzikës, Freddie nxirrte jetesën duke punuar në aeroportin Heathrow të Londrës.

    12. Ai dizajnoi logon e bendit

    Duke iu falënderuar diplomës së tij në art grafik, Freddie ndihmoi që grupi të brendohet duke krijuar logon ikonike. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!