×
  • Extra
  • Lista

    Këto janë qytetet që do të sundojnë botën në 2025-ën

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 14:50

    Gjithnjë e më shumë të ashtuquajtura mega qytete po krijohen vazhdimisht në të gjithë botën, duke u bërë qendra të popullsisë dhe pasurisë në mënyrën se si konstrukti i tyre funksionon.


    Duke përdorur të dhëna nga McKinsey & Company zbulojmë qytetet që do të dominojnë botën në vitin 2025.

    1.Londra

    Me çmimet e pronave në kryeqytetin e Anglisë duke u rritur me një ritëm alarmues, pjesërisht falë blerësve të huaj, nuk është për t’u habitur që efekti i valëve do të shkojë në rrethinat e jashtme të Londrës si Ëaltham Forest, Lewisham dhe Havering.

    Sipas hulumtimit të McKinsey & Company, popullsia e Londrës do të rritet nga 14.8 milionë në mbi 16 milionë deri në vitin 2025.

    Ndërsa PBB-ja e saj, e cila mendohet se përbën pothuajse gjysmën e totalit të Britanisë, do të rritet nga 752 miliardë dollarë në 973 dollarë miliardë.

    Image

    2.Parisi

    Popullsia në qytetin e dashurisë do të rritet nga 11.8 milionë në 12.8 milionë deri në vitin 2025. PBB-ja e përgjithshme gjithashtu do të ngrihet nga 754 miliardë dollarë në 971 miliardë dollarë.

    Arsyeja? Investitorët ndërkombëtarë ende janë duke blerë në Paris, me kërkesën që tani përhapet në periferitë e jashtme dhe më të përballueshme me zhvillime të reja vetëm duke shtuar vlerën e tyre.

    Image

    3.Randstad, Holandë

    Randstad përbëhet nga katër qytetet më të mëdha të Holandës: Amsterdam, Roterdam, Den Haag dhe Utrecht. Këtu, popullsia do të shkojë nga 7 milionë deri në 7,2 milionë ndërsa PBB-ja pritet të rritet nga 364 miliardë dollarë në 462 miliardë dollarë.

    Roterdami në veçanti është një zonë për t’u konsideruar. Vetëm një orë me makinë nga Amsterdami, qyteti i portit po bëhet qendër për biznesin ndërkombëtar, me shumë kompani që ngrenë zyrat e tyre evropiane atje.

    Image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!