×
  • Extra
  • Lista

    Këto janë shenjat që tregojnë se keni besim shumë të fortë te njëri-tjetri

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 14:21

    Eksperti i lidhjeve, Tim Lott, thotë se janë tri aspekte të rëndësishme të çifteve të suksesshme: komunikimi, respekti dhe besimi.


    Ai e ka quajtur besimin si më të vështirën nga këto tri të lartcekurat, transmeton Telegrafi.

    Por, ju duhet të keni besim dhe shpresë edhe nëse ka gabime nga e kaluara, sepse ndryshe nuk bë.

    Sidoqoftë, më poshtë Bright Side i sjell shenjat të cilat tregojnë se keni shumë besim te njëri-tjetri në lidhje.

    – Nuk ndiheni të frikësuar të jeni vetvetja

    – I ndani me njëri-tjetrin detajet e ditës

    – Ndiheni të lirshëm për të folur për dhimbjet e së kaluarës

    – Ka mundësi që e keni një xhirollogari të vetme ose ia dini PIN-in e kartelës

    – Nuk e kontrolloni aspak njëri-tjetrin

    – Nuk e keni problem t’i lini pajisjet elektronike pa fjalëkalime

    – Ndiheni të sigurt që jo vetëm ta ndani të mirën, por edhe emocionet negative

    – Që të dy e pranoni kur e keni gabim dhe i ndani përgjegjësitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!