×
  • Extra
  • Lista

    Këto nuk jua mëson shkolla: 11 këshillat për sukses nga Bill Gates

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 23:54

    Bill Gates, një prej njerëzve më inspirues në epokën moderne nuk ka nevojë për prezantim.


    Mençuria dhe përvoja e tij ua kanë ndryshuar jetët shumë njerëzve në botë, transmeton Telegrafi.

    Bill Gates e ka pranuar se nuk ka qenë i jashtëzakonshëm në shkollë dhe ka qenë djaloshi që gjërat i ka kryer në minutën e fundit në shkollë.

    Më poshtë ai i ka ndarë disa këshilla për sukses, të cilat nuk jua mëson shkolla.

    1: Jeta nuk është e drejtë – më mirë e keni të mësoheni shpejt me këtë fakt.

    2: Bota pret që të arrini diçka PARA se të ndiheni mirë për vetveten.

    3: NUK do t’i bëni 90,000 dollarë në vit menjëherë pas shkollës së mesme. Mos e ëndërroni këtë.

    4: Nëse mendoni se mësuesi është i vështirë, prisni derisa ta keni një shef.

    5: Rrotullimi i hamburgerëve nuk është nën dinjitetin tuaj. Gjyshërit tuaj e kanë pasur një fjalë tjetër për rrotullimin e hamburgerëve – ajo fjalë ka qenë mundësi.

    6: Nëse e dreqosni, nuk e kanë fajin prindërit, prandaj mos u lavdëroni apo ankoni për gabimet – mësoni nga to.

    7: Duhet të mësoheni të thoni JO dhe të shmangni aktivitete të parëndësishme

    8: Ndoshta shkolla u ka dhënë fund fituesve e humbësve, por jeta JO

    9: Jeta nuk është siç e mendoni. Ju nuk e keni verën pushim dhe pak punëtorë janë të interesuar t’ju ndihmojnë “ta gjeni veten”. Bëjeni këtë në kohën tuaj.

    10: Televizioni nuk është jeta reale. Në jetën reale, njerëzit duhet të ikin nga kafenetë dhe të shkojnë në punë.

    11: Silluni mirë me ata që mësojnë. Shanset janë se do të përfundoni duke punuar për një të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!