Pothuajse nuk ekziston asnjë mashkull, i cili nuk dëshiron që para vetes, përveç gruas, të ketë edhe dashnoren e re atraktive.
Meshkujve kjo lidhje u përshtatet pa kurrfarë problemi.
Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore:
- Dashnorja gjithmonë është e disponuar, e gatshme që t’i zbatojë të gjitha detyrat apo t’i kryejë obligimet e veta ndaj tij.
- Ai mund të vijë dhe të shkojë kur të dëshirojë. Në ambientin e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.
- Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë).
- Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo në këtë rast nuk ka të drejtë të përzihet, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur se për çfarë është fjala.
- Ajo është gjithmonë e disponuar dhe kurrë nuk ia prishë disponimin.
- Ai kënaqet me këtë lidhje sepse ia plotëson çdo dëshirë.
- Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo se lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.
Çka e nxit femrën që të bëhet dashnore e dikujt?
Shumë gra janë në lidhje dashurie me burra të martuar. Disa nga arsyet janë:
- Frika nga obligimet. Disa femra i frikohen përgjegjësisë dhe nuk dëshirojnë kurrfarë obligimi. Për këtë shkak shpeshherë ato vendosen për lidhje joserioze me meshkujt e martuar. Ndoshta pas këtij personi, femrat edhe i fshehin lëndimet nga njeriu i dashur i cili ndoshta ende i shfaqet në imagjinatën e saj prej fëmijërie. Pra, më tepër u pëlqen roli i dashnoreve.
- Shumë dashnore e dinë se mashkulli të cilin e dashurojnë, kurrë nuk do t’ju takojë, por për ta gjithmonë janë të gatshëm. Këto arsye na detyrojnë të mendojmë edhe për kulturën e fëmijëve të këtyre dashnoreve. Këtyre fëmijëve, prej vegjëlisë u flasin se çfarë duhet të bëhen dhe çka pritet prej tyre.
- Shpeshherë dashnoret kanë pasur babanë, i cili kurrë nuk u ka afruar dashuri prindërore. Dashnorët e martuar janë të ngjashëm me këtë baba dhe sillen njëjtë si ai.
Ai vjen e shkon kur të dëshirojë, prej dashnores pret respekt çdoherë kur gjendet pranë saj. Ai është kryesori që merr qëndrime për lidhje të tilla të cilat i përcakton si të dëshirojë. Të njëjtën gjë e ka bërë dikur edhe i ati me të bijën. Ajo ka shpresuar se sjelljet e tij do të ndryshojnë, madje për këtë ende shpreson. /Reporteri.net/