Tensionet në ‘Big Brother Vip Kosova’ nuk paskan të sosur. Thuhet se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit në orët e para të mëngjesit.
Në faqen zyrtare të formatit në Instagram por edhe kudo në rrjet po qarkullojnë komente se Ganiu ka goditur me gotë Bleron dhe produksioni ka ndërprerë pamjet në kanalet e transmetimit live për disa orë, duke mos dhënë asnjë shpjegim, derisa tani gjatë ditës transmetimi veçse është rikthyer.
Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë, derisa nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve.
Big Brother nuk ka dalur ende me ndonjë njoftim rreth kësaj ngjarje që po flitet në rrjete sociale për të sqaruar arsyen e mos transmetimit të kanaleve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.