Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 14 Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë furnizuar me vaksinën kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit, qytetarët mund të vaksinohen çdo ditë pune.
Është bërë e ditur se në administrim, Prishtina aktualisht ka 6.700 doza të kësaj vaksine.
“Të dashur qytetarë, ju ftojmë që të vaksinoheni, sidomos, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe gratë shtatzëna”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.