×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Si ta përdorni lëkurën e qepës për qëllime shëndetësore

    Reporteri
    04 Tetor 2023 | 22:55

    Gjëja e parë që bëjmë kur duam të hamë qepë është ta qërojmë atë. Lëkura e qepës hidhet në kosh, por për fat të keq ky është një hap i gabuar sepse ajo përmban shumë vlera ushqimore.

    Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.

    Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëkurës duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.

    Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.

    Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.

    Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.

    Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.

    Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.

    Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.

    Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

    Lëkura e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.

    Fuqia e lëkurës së qepës

    • Kuercetina te lëkura e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:
    • Sëmundjeve të zemrës
    • Tumoreve të zorrës së trashë
    • Mbipeshës
    • Diabetit të tipit 2
    • Problemeve gastrointestinale
    • Lëkura e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.
    • Si të përgatisni çajin me lëkurën e qepës
    • Lëkura e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.

    Receta:

    • Qëroni qepën dhe lëkurat vendosini në një kavanoz
    • Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.
    • Lëkurat do të lëshojnë ushqyesit në ujë.
    • Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.
    • Pijeni përpara fjetjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!