×
Opinione

Prishtina, shumë ndërtime dhe çmime të larta!

Reporteri
26 Janar 2022 | 16:36

Autor: Martina Dedaj-Kqira


Real Estate Domino, njëra nderë kompanitë lidere dhe serioze për patundshmëri në Kosovë, ka dhënë këtë opinion lidhur me ngritjen e çmimeve, kërkesat/ofertat dhe zgjedhjet e patundshmërive në kryeqytet.

Prishtina, ky kryeqytet me shumë kërkesa e me pak alternativa!

Një nga kërkesat më të mëdha në Prishtinë që nga përfundimi i luftës e deri më sot janë kërkesat në tregun e palujtshmërive me një theks të veçantë tek banesat.

Nëse do t’ia hidhnim një vështrim Prishtinës nga fillimi deri në fund, gjëja e parë që e vërejm në mënyrë të dukshme janë ndërtimet e reja të objekteve shumë katëshe nëpër lagje të ndryshme. Do të thotë nga të katër anët e këtij qyteti ka ndërtime që manifestohen me zhurma të ndryshme të cilat të ndjekin deri në ndërtimet finale. Meqenëse Prishtina si kryeqendër ka numrin më të madh të banorëve në nivel vendi, përkundër këtyre ndërtimeve të shumta, kërkesat për këtë treg kanë qenë edhe më të shumta. Prandaj me të drejtë shtohet pyetja se ky treg i palujtshmërive a ofron zgjidhje të mjaftueshme për këto kërkesa?… Kërkesat janë të jashtëzakonshme nga klientët dhe interesimi po konsiderohet i lartë.

Por… nëse do të ndalemi tek çmimet e këtij tregu?

Pandemia Covid – 19, ka ndikuar në rritjen e materialit ndërtimor dhe kjo është manifestuar në ngritjen e çmimeve të banesave në Prishtinë, duke u nisur në ngritjen që ka pasur çmimi i hekurit gjatë muajve të fundit, e ka shtrenjtuar edhe koston e ndërtimit për një metër katror në Kosovë për rreth 17 euro, pastaj armatura përafërsisht në 100%, cimentos 80% dhe drurit 60%, pra të gjitha këto materiale sipas disa kompanive ndërtimore, e që janë bazë për ndërtime janë shtrenjtuar dhe krijon kosto që kjo pashmangshëm rritë edhe koston e banimit. Prandaj ngritja e kostos së ndërtimit i ka vënë në një situatë të vështirë sektorin e ndërtimit dhe çmimet e materialeve ndërtimore, që edhe më tutje kanë tendencë të rriten edhe më shumë. Kjo përqindje do të jetë më e shtrenjtë tek kostoja e blerjes së banesave, për shkak të ngritjes enorme të çmimeve të materialeve ndërtimore.

Mirëpo nuk do të themi që vetëm kjo mund të jetë arsyeja e ngritjes së çmimit të banesave në Prishtinë. Një indikator tjetër të deklaruar nga disa kompani ndërtimore në Prishtinë është po ashtu edhe tek disa fabrika që kanë punuar me numër të reduktuar të puntorëve gjatë kohës së pandemisë dhe që prodhimi ka qenë i ult.

Përderisa të gjithë indikatorët tregojnë se kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje në përqinjdje për 5% deri 5.3%, çmimet e banesave në Kosovë variojnë nga kompanitë private ndërtimore nga 650€ e deri në 1500€ për m2, varësisht nga lokacioni se ku ndodhet banesa. Këto çmime reflektojnë gjendjen në këtë treg dhe flugu i ndërtimeve shkon në përputhje me interesimin e qytetarëve për të blerë që ekziston një dallim mes kostos së ndërtimit dhe çmimit të shitjes. Edhe pse çmimet variojnë nga ajo që ofrohet nga investitori, lagjet më të favoreshme për xhepin e qytetarit dhe që po konsiderohen më të lira për të blerë një banesë del të jetë “Mati 1” me 700€ deri në 900€ për metër katror. Çmimet në këtë lagje prekin edhe shumën 1000€ për metër katrorë, me startin e njëjtë është edhe “Lagjja e Spitalit”, por që çmimi më i lartë në këtë lagje arrin në 900€ për metër katror deri në 1100 euro për metër katror, lagjja “Emshir”, por që këtu çmimin më të lirë mund ta gjeni 750€ për metër katror. Prandaj duke marrë parasysh çmimet, nga këto zona të qytetit më të kërkuara mbesin ato më të lira si “Mati” e “Emshiri”.

Zonat më të shtrenjta për të blerë një banesë vazhdojnë të jenë “Qendra”, “ Pejtoni”, “Dardani”, “Ulipiana” dhe “Lakrishtë”, që disa nga këto zona kanë shumicën dërrmuese të ndërtimeve të “paraluftës” në Kosovë.

Çmimet e banesave në Prishtinë janë në rritje e sipër, në lidhje me interesimin e qytetarëve për lagjet e reja dhe ato të vjetra, interesimi për shkak të çmimeve është më i madh për ndërtimet e reja, gjithmonë është interesimi për banesat e vjetra. Arsyeja për këtë përveç besimit më të madh në fortësinë e ndërtimeve të vjetra, është po ashtu edhe lidhja me ngrohtoren e qytetit.

Por, duhet të ceket fakti pse Prishtina është bërë shumë me e kërkuar në krahasim me vitet e kaluara? Duke marrë parasysh që nga viti 2016, ka zhvendosje të popullatës fshat – qytet kjo për arsye të ndryshme, por një nga to bie fjala është ndryshimi i organizimit dhe jetesa në familjet Kosovare, ku nga 5-6 anëtarë sa ka qenë mesatarja për një familje, tani ka zbritë në 4 apo edhe individuale tek të rinjët. Faktor tjetër është edhe diaspora kosovare të cilët kohëve të fundit më tepër janë fokusuar në blerje të banesave në kryeqytet.

Prandaj përderisa ka shënuar rënie numri i anëtarëve në një shtëpi apo banesë të përbashkët, interesimi i madh për blerje të banesave nga diaspora dhe faktorë të tjerë atëherë kërkesat për blerje të banesave në Prishtinë sa vijnë e shtohen.

(Autorja është Konsulente e Pronave në Real Estate Domino).

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!