×
  • Show Time
  • Show Time

    Albin Kurti e ‘kallë’ vallen në një dasmë, mban edhe fjalim

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 22:39

    Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka qenë i ftuar në një dasmë në qytetin e Rahovecit.


    Sedat Haxhijaha i cili është martuar ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku tregon se si Kurti e shoqëron në valle.

    Kurti në këtë dasmë siç mund të shihet e ka mbajtur dhe një fjalim dhe jo siç raportojnë media të caktuar kinse ai ka kënduar.

    “Të dashur miq e dashamirë të mi,
    Me rastin e martesës sime, ndjej obligim që së pari të ju falenderoj të gjithëve për të gjitha qastet e bukura që m’i keni dhuruar me pjesëmarrjen e juaj.
    Poashtu një nderim krejt i veqantë dhe shumë i çmuar ishte ardhja e liderit të padiskutueshëm të LVV-së z. Albin Kurtit. Është respekt i jashtëzakonshëm për mua si një aktivistit i devotshëm i VV-sē në diasporë dhe i bashkëshortes sime, Vlona, që z. Kurti na nderoi për pjesëmarrje. Me këtë ai nderoi dhe prindërit e mi z. Zijajdin dhe zonjën Dudije Haxhijaha, gjithë familjen dhe mbi të gjitha tërë qytetarët e komunës së Rahovecit.
    Pas gëzimit të madhë martesor, jam i lumtur që i përkas një subjekti të pastër e të pakompromituar, ndaj dhe z. Albin Kurtit i dëshiroj që së shpejti të jetë lideri i së ardhmes së ndritur të Republikës së Kosovës.
    Edhe njëherë ju faleminderit përzemërsisht për çdo qast të bukur që na dhuruat gjatë asaj nate të paharruar për mua dhe për bashkëshorten time”, ka shkruar Sedat Haxhijaha në Facebook.

    Në videon më poshtë mund të dëgjoni fjalimin e Kurtit në këtë dasmë dhe të shihni si vallëzon ai.

    https://www.facebook.com/sedat.haxhijaha.1/videos/166502027687473/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!