×
  • Show Time
  • Show Time

    Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 15:06

    Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke.


    Ajo bashkë me aktorin turk Tolgahan Sayisman janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

    Vetëm pak minuta më parë, aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin më të bukur për ndjekësit.

    Alemda është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë të çiftit dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

    Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqet me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

    “Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”- shkruan Almeda.

    Gjithashtu të njëjtin postim Tolgahan e ka shoqëruar me fjalët:

    “Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!