
Modelja Angela Martini, ka ndarë 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ajo thotë se tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde, dhe se e vetmja gjë për të cilën lutet këto ditë është dashuri, shpresë dhe dritë për vendlindjen e saj, Shqipërinë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.💪🤝😇
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
#Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤
Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë 💪🏻🇦🇱
Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri,…
Publiée par ANGELA MARTINI sur Lundi 2 décembre 2019