×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbana Osmani zbulon dhuratat më të veçanta që ka marrë pas lindjes së Diellit

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:23

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali me 19 tetor, të cilin e pagëzuan me emrin Diell.


    Këtë lajm e dha vetë regjisori, nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku shfaqej me djalin në krahë, ndërsa Arbana postoi një foto të të gjithë anëtarëve të familjes.

    Moderatorja e njohur, pas lindjes ka zbuluar që ka marrë dhurata të shumta dhe ka publikuar disa nga ato.

    Ajo publikoi në InstaStory dhuratën që i kishte bërë mikja e saj, Xhemi Shehu i cili ishte një byzylyk me simbolin e diellit.

    Xhemi po ashtu, zbuloi para dy ditësh dhuratën që kishte zgjedhur për Diellin, një arush të madh.

    Arbana ka marrë shumë buqeta me lule nga miq dhe bashkëpunëtorë të saj, të cilat zgjodhi t’i publikonte në InstaStory.

    Buqetat me lule që mori Arbana Osmani pas lindjes së Diellit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!