×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet vëllai i ish-banores së Big Brother VIP, kjo është arsyeja

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 15:04

    Vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj, është arrestuar këtë të enjte nga Policia e Shtetit.

    34-vjeçari, Henri Haxhiraj, ra në pranga së bashku me 3 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Identiteti” të zhvilluar nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan.

    Katër të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

    Ata kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

    “Gazeta Shqip” raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur, e cila së fundmi ishte edhe pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP” Sheila Haxhiraj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!