×
  • Show Time
  • Show Time

    Arta Nitaj flet për largimin e saj nga politika: Ishte më e vështirë se showbizi

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 10:34

    Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në TV Klan.


    Ajo ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj e përditshme dhe ajo profesionale, ku ndër të tjerash ka theksuar dëshirën e saj për t’u marrë me moderim.

    E kur jemi te moderimi, ajo u largua nga emisioni i sportit në RTV Dukagjini, kur iu fut rrugës së politikës, duke u anëtarësuar në PDK.

    “Unë u anëtarësova në rinin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu unë ndërpreva transmetimin tim në emisionin e sportit sepse nuk ishte e logjikshme që të isha në sport dhe të isha në një parti politike – gjë që nuk e kam ditur. Ishte një rregull i mediave”, tregoi Arta Nitaj.

    Tutje, ajo tregon se tani më nuk është e angazhuar, por që ndjehet mirë që i dha mbështetjen shoqes së saj, Ariana Musliu – Shoshit, e cila prej dy legjislaturave është deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, ndërsa pohon se nuk është angazhuar më në parti.

    “Jo, nuk u angazhova më. Unë nuk jam rritur në një frymë politike, mirëpo hyra në rininë e Partisë Demokratike të Kosovës, duke pasur vullnetin të mbështes një shoqe timen, e cila sot vazhdon të jetë deputete edhe e përgëzoj. U ndjeva shumë mirë që hyra me atë vullnet dhe shoqja ime e fitoi një vend të cilit i përket. Unë asnjëherë nuk synova ndonjë pozitë apo të anëtarësohem si kandidate për zgjedhje. Hyra me rininë pse jo të shoh pak edhe fushën e politikës, por ishte më e vështirë se showbizi”, ka deklaruar Nitaj.

    Përgjatë intervistës, Arta gjithashtu ka shprehur dëshirën e saj të madhe që sërish t-i rikthehet prezantimit në televizion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!