Lajm i hidhur për artin shqiptar dhe të gjithë ata që u rritën e jetuan me humorin e tij. Është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Liko.
Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësht për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.
Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun që i përkiste dhe i përket disa brezave me humorin spontan dhe goditës. Si shpërblim ata kanë korrur duartrokitje pa fund, respekt dhe mirënjohje për shkak të artit të tyre që e çonte publikun në një dimension tjetër çdo herë që dilnin në skenë, shkruan bw.
Në një intervistë televizive një vit më parë, bashkë me kolegët e tij, Muhamet Liko do të tregonte më shumë për familjen e tij. Ai ishte i martuar me Zhanetën dhe babai i një vajze dhe një djale, si dhe gjysh me 3 nipër e një mbesë.
“Meti është njeri serioz dhe shumë i mirë, për fëmijët dhe për mua. Ai ia ka dalë mbanë gjithmonë”, do të thoshte atëherë bashkëshortja e Likos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.