×
  • Show Time
  • Show Time

    Bëhen mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin për ta pranuar Kosovën në Eurovision

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 18:00

    Mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohet finalja e madhe e Eurovision 2022. Pjesë e saj janë 25 shtete, të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë.

    Pjesë e këtij spektakli të madh nuk është akoma Kosova.

    Përmes një peticioni online i është bërë thirrje EBU-së (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ta pranojë Kosovën si shtet në këtë festival.

    Peticioni tashmë ka arritur në mbi 10.000 nënshkrime.

    Faqja “Eurovision Kosovo”, ka njoftuar se ky është peticioni më i madh që i është drejtuar ndonjëherë EBU-së.

    Kujtojmë se, Shqipëria këtë vit në Eurovision u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

    Ajo ishte e para që performoi në natën e parë gjysmëfinale por u diskualifikua duke mos arritur ta prekë finalen, ndonëse kënga e Ronelës u pëlqye mjaft shumë nga publiku, duke arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube për dy ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!