×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani ftoi edhe ish-burrin në festën e ditëlindjes, dalin fotot

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 10:23

    Bora Zemani festoi 30-vjetorin në datën 9 janar.

    Por mbrëmjen e të enjtes, moderatorja kishte organizuar një festë madhështore ku kishte ftuar të gjithë miqtë e saj.

    Një nga të ftuarit që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish-partneri i saj, Vin Veli me të cilin ka edhe një djalë, Arborin.

    Ai duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Borës që të ishte pjesë e festës së ditëlindjes së saj, pavarësisht situatave që ata kanë kaluar me njëri tjetrin pas ndarjes, duken të kenë mbetur miq të mirë.

    Disa nga të ftuarit në ditëlindje ishin Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj, Olsa Muhameti, Arjan Konomi si dhe shumë konkurrentë të “Për’puthen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!