×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T habit me veprimin ndaj Ledri Vulës: Artisti që kopjon më shumë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 11:06

    Capital T ka habitur me veprimin e tij ndaj Ledri Vulës.


    Capital T ishte i ftuari i moderatores Luana Vjollca në emisionin “Shiko Kush Luan”.

    Reperi u vendos përballë personazheve të famshëm shqiptarë në sfidën e “Paintball”.
    Shumë nga përgjigjet e Capitalit kanë habitur publikun pasi edhe pse në tabelë ishin bashkëpunëtorë të tij, ai i “goditi në fytyrë” pa asnjë ndrojtje.

    “Cili nga këta artistë i kopjon këngët më shumë?”, ishte një ndër pyetjet gjatë sfidës “Paintball” dhe emri që “goditi” Capitali habiti publikun dhe të ftuarit. Përgjigja e tij ishte ishte: “Ledri Vula”

    Me siguri Capitali e “gjuajti“ Ledrin duke menduar se ai mund ta kuptojë që është lojë, por pritet të shohim si do reagojë bashkëpuntori i tij në HIT-in “DMP”, Ledri Vula.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!