×
  • Show Time
  • Show Time

    Cila këngë e Ermal Fejzullahut flet për jetën e tij

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 8:44

    Ai është ndër këngëtarët më të dëgjuar e më të kërkuar. Ermal Fejzullahu qëndron stoikisht në listen e këngëtarëve që sjellin hite dhe e mbajnë publikun të ngërthyer pas vetes.


    1.Je baba të 3 fëmijëve…

    1.Jam babai më i lumtur në botë, edhe pse këtë e thonë të gjithë baballarët. Zoti më ka falur një familje të shëndoshë e të bukur dhe e falënderoj për këtë.

    2. Ka ndonjëra prej këngëve lidhje me jetën tënde, historitë e tua?

    2.Jo, edhe pse mund të mendohet ndryshe. Është e vërtetë që të gjitha këngët kanë në thelb tematikën e dashurisë, por është po ashtu fakt se asnjëra nuk ka të bëjë me jetën time private.

    3. Cilën mban mend si periudhën tënde më të lavdishme?

    3.Fillimet e mia, me pjesëmarrjen në Top Fest dhe albumin tim të parë, mbarëvajtja e të cilit shënonte një sukses të paimagjinueshëm për një të ri si unë. Megjithatë, e them me bindje se, falë publikut që më ndjek në çdo skaj, vazhdoj ta përjetoj lavdinë dhe dashurinë që më falin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!