×
  • Show Time
  • Show Time

    Dënohet supermodelja izraelite, fshehu të ardhurat me vlerë 10 mln dollarë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 8:41

    Kohë të vështira për prezantuesen dhe modelen izraelite, Bar Rafaeli. Duke nisur nga 21 shtatori një prej emrave më të njohur në botë do i duhet t’i nënshtrohet 9 muajve pune komunitare, pasi gjykata izraelite e shpalli fajtore në evazion fiskal.


    Togat e zeza në Tel Aviv e gjeten atë fajtore pasi në bashkëpunim me të ëmën, Zipi, kanë fshehur të ardhurat për t’i shpëtuar taksave. E ëma u dënua me 16 muaj burg pasi ishte e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë situatë.

    Hetimet nisën që në muajin korrik, ku u dyshua për fshehje të të ardhurave që kapnin vlerën e 10 milionë dollarëve. Tani që dyshimet u vërtetuan, përveç dënimit, të dyja duhet t’i paguajnë shtetit edhe një gjobë prej 1,25 milionë dollarë, plus taksat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!