×
  • Show Time
  • Show Time

    Dje u dënua, por Fjolla Morina paraqitet me fotografi nga pushimet në Maldive

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 15:59

    Ditën e djeshme (22 korrik 2021), Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën prej 40 ditësh paraburgim këngëtares Fjolla Morina.


    Morina akuzohet për dy vepra, për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Por, duket se Fjolla Morinën nuk e ndalë as kjo masë, pasi këngëtarja në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një fotografi së bashku me vajzën e saj të vogël.

    Morina gjithashtu në fotografinë ka cekur dhe ditën (e enjte) si dhe orën nga momenti i fotografisë, duke lënë të kuptohet se gjithçka është reale, por një gjë e tillë ende metet e paqartë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!