×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa tallet me Trumpin: Edhe berberi i tij që e paguan 70 mijë dollarë e urren atë

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 9:27

    Mbrëmë është mbajtur debati presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden i cili zgjati më shumë se 90 minuta.


    Edhe të famshëm të artit shpeshherë tregojnë përkrahjen e tyre për figurat e shtetit.Një nga ta është edhe Dua Lipa e cila gjithmonë ka treguar se nuk mbështet presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump.

    Tani, nga ky debat ajo që ra në sy kanë qenë flokët e Trump, ku një fotografi është bërë virale në rrjete sociale, ndërsa një pjesë e njerëzve tallen pasi sipas tyre ai paguan 70 mijë dollarë vetëm për floktët.

    E, këtë fotografi e ka postuar edhe Dua Lipa, ndërsa ka shkruar se edhe parukieri i tij e urren.“70 mijë dollarë shpenzime për floktë e tij dhe parukieri i tij e urren akoma atë”, shkruan këngëtarja.

    Këngëtarja kosovare gjatë kësaj periudhë ka bërë thirrje të shpeshta që njerëzit të dalin në votime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!