×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa zbulon të ftuarën speciale për “Studio 2054”

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 18:04

    Dua Lipa ka zbuluar edhe një të ftuar të koncertit virtual të saj.


    Sot (27 nëntor), pritet të mbahet koncerti virtual i Dua Lipës, ndërsa ajo tani po bën përgatitjet e fundit.

    Mes shumë emrash të njohur të cilët janë të ftuar si mysafirë, duket se Dua Lipa ka edhe një emër për të zbuluar si pjesë e koncertit.

    Marea Stamper, e njohur më mirë me emrin e saj artistik The Blessed Madonna, është një DJ Amerikane, producente dhe muzikante, e cila do të jetë pjesë e “Studio 2054”.

    Dua lajmin e ka bërë të ditur përmes Instagramit ku tha se ajo do t`i bashkohej koncertit dhe ‘after party-t’ të sotëm.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!