Emrin e Muharrem Qenës, do ta mbajë Teatri i Qytetit të Mitrovicës

Teatri i Qytetit të Mitrovicës që nga sot do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë, Muharrem Qena.


Për ta nderuar figurën e artistit që i dhuroi këngë të pavdekshme popullit tonë dhe në shenjë respekti për të.

Qena ka lindur në Mitrovicë në vitin 1930, ndërsa ka vdekur më 25 shtator 2006.

Ai ka lënë një opus të madh krijues, dhe ka qenë jo vetëm këngëtar, por edhe regjisor, aktor, tekstshkrues dhe shkrimtar.

Këngët e tij që mbetën hite dhe vazhdojnë të këndohen e përpunohen janë: Kaçurrelja, Shokut, Lamtumirë, Mine, Tetori.