×
  • Show Time
  • Show Time

    Erës e Norës iu rrjedh kënga 3 ditë para publikimit

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:08

    Është publikuar kënga më e re e Era Istrefit në bashkëpunim më motrën e saj Norën.


    Era Istrefi është rikthyer në Kosovë për t’iu përkushtuar karrierës së saj edhe në tregun e Kosovës, pas suksese fantastike që së fundi ka shënuar ajo në tregun ndërkombëtar, shkruan Reporteri.net

    Vet Era Istrefi në një postim në rrjetin social instagram kishte publikuar datën e lansimit të këngës por si duket dikush ka arritur që para saj ta bëjë këtë.

    Ajo kishte shkruar se kënga më e re do të publikohej me datën 19 prill, por tashmë kënga e saj gjendet në Youtube tash e 3 ditë.

     

    View this post on Instagram

     

    19 Prill❕❕❕❕❕ Kush o tu e prite❔❔❔❔❔❔❔

    A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

    Kujtojmë që projekti i fundit i Era Istrefit është ai i para 2 muajve në bashkëpunim më Dimitri Vegas & Like Mike i titulluar “Selfish”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!