×
  • Show Time
  • Show Time

    Famë, pasuri, mijëra adhurues, por me çka merrej Jason Statham kur askush nuk e njihte

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 13:32

    Aktori britanik, Jason Statham është një nga yjet më të kërkuar të Hollivudit për dekada të tëra.


    Megjithëse  në dekadën e gjashtë të jetës, shumë gra ende lënë kokën pas tij. Siç dihet, Jason filloi karrierën e tij të aktrimit në vitin 1993, mirëpo para kësaj kohe ai merrej me krejt diçka tjetër, transmeton Reporteri.net.

    Ai ishte atlet profesionist, pikërisht për kërcimin në ujë. Për 12 vjet ai ishte anëtar i ekipit kombëtar britanik, kështu në Kampionatin Botëror  të vitit 1992, fitoi vendin e 12-të.

    Gjithashtu,në rininë e tij ai kishte luajtur edhe futboll dhe kishte shitur gjësende në rrugë. Për ditët e tij të rinisë, Statham kishte folur në një intervistë për “Daily Star”, ku kishte thënë:”Në fakt, unë nuk jam një aktor i vërtetë, dikur kam shitur bizhuteri në rrugë. Unë kam qenë  atlet për vite dhe nuk jam një yll i filmit që mund të transformohet në role të ndryshme. Unë thjesht hyra në këtë profesion sepse isha në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Statham, duke shtuar se është i habitur me faktin se jetëgjatësia e tij në Hollywood ka qenë kaq e madhe.

    Statham është i martuar me modelen Rosie Huntington-Whiteley, me të cilët ka një djalë dyvjeçar, me emrin Jack. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!