×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansja e pyet Greta Koçin sa para merr në një koncert, kështu përgjigjet ajo

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 22:46

    Këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi, i është përgjigjur sot pyetjeve të fansave. Një prej tyre i ka bërë një pyetje tejet interesante sa këngëtarja ka hezituar t’i përgjigjet, raporton Reporteri.net.


    Sa para fiton për një koncert? Kjo është pyetja e shtruar që Greta e ka quajtur me spec.

    “Ishe tamam me spec. Po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Me shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo që ka shqiptarë dhe mbushem me dashuri nga çdo koncert që jap”, i ka thënë Greta fansës së saj.

    Kujtojmë se “E Kuqe” është kënga e fundit që Greta ka lansuar për fansat e saj në muajin mars, këngë e cila ka arritur mbi një milion klikime në kanalin Youtube.

    Kujtojmë se në rrjetin social Instagram, Greta numëron mbi 620 mijë ndjekës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!