×
  • Show Time
  • Show Time

    Filmi i Elvanës dhe Ermalit shfaqet edhe në Gjermani

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 17:18

    Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë duke shënuar një sukses historik me filmin e tyre “2 gisht mjaltë”.


    Ky film po vazhdon të shfaqet në kinematë tona dhe në vendet europiane, shkruan Reporteri.net

    Më 23 maj, “2 Gisht Mjaltë” ka filluar të shfaqet premierë edhe nëpër kinematë gjermane.

    Sot është dhënë permiera edhe në qytetin e madh të Stuttgartit ku interesimi ka qenë mjaft i madh ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe vet protagonistët e filmit, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

    Kujtojmë që prej se ka filluar të jepet premierë, filmi ka arkëtuar të ardhura të mëdha.

    Ditë më parë Ermal Mamaqi kishte treguar se filmi kishte mbledhur më shumë se 1 milionë euro në kinema, ndërsa vetëm në muajin e parë kishin shitur 250 mijë bileta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!