×
  • Show Time
  • Show Time

    Gashi ndan sekuenca nga kënga e re

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 8:21

    Këngëtari i njohur me famë botërore ka publikuar pak nga projekti i ri muzikor.


    Ai shfrytëzon rrjetet sociale për të publikuar momente të shumta me ndjekësit dhe fansat nga jeta teksa së fundi ka publikuar edhe pak nga kënga e re që do lansojë këtë verë, shkruan lajmi.net.

    Gashi, përmes rrjetit social Instagram ka zgjedhur të postojë një video nga studio derisa dëgjohet projekti muzikor.

    Këngëtari, shihet duke kërcyer me këngën e tij të re e cila siç dëgjohet është ritmike. “Energjia e verës”, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e postimit dhe i ka vendosur një emotikon luledielli.

    Menjëherë pasi ka publikuar postimin i vërshuan komentet e shumta nga fansat të cilët i kërkuan datën e lansimit të këtij projekti muzikor dhe në të njëjtën kohë e kanë pyetur se kur do e lansojë albumin e ri.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by @gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!