×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG bëhet baba për 28 nëntor, djalit ia lë emrin Gueril

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 8:15

    28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997.


    Pikërisht në këtë ditë, reperi Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë.

    Meqenëse djali i tyre ka ardhur në jetë në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët, reperi dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që ta emërtojnë atë Gueril, shkruan Reporteri.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet Goldi me anë të një postimi në Instagram, teksa është shprehur shumë i lumtur që e ka shijuar ndjenjën e të qenit baba pikërisht në këtë ditë të shënuar në kalendarin e historisë.

    “Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, shkruan Goldi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!