×
  • Show Time
  • Show Time

    Goran Bregoviq – Zbulohet çmimi për ata që duan të dëgjojnë nga afër këngët e tij

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 0:20

    Festa e birrës në Korçë do të mbahet në datat 18-22 gusht.


    Tanimë dihet që Goran Bregoviq do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Tani është bërë e ditur se këngëtari boshnjak me identitet serb nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar.

    Bileta më e lirë për të dëgjuar Goran Bregoviq do jetë 8 euro ( një mijë lekë ), që i bie në zonën poshtë skenës, ndërsa afër këngëtarit, ende nuk është bërë e ditur nga faqja ku dhe po shiten këto bileta.

    Ardhja e Bregoviqit në Shqipëri është kundershtuar nga pjesa më e madhe, por që Bashkia e Korçës u shpreh se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha, dhe se sipas tyre në këtë rasti arti po përzihet me politikë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!