×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish i dashuri i Rita Orës, i infektuar me koronavirus

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 21:37

    Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.


    Ajo përgjatë viteve ka qenë e përfolur për lidhje të shumta dashurie, një nga ata që ishte për një kohë në lidhje me Ritën, ka qenë edhe muzikanti Andrew Watt, shkruan Indeksonline.

    Së fundmi ai ka bërë të ditur se ka dale pozitiv në testimin për koronavirus.

    “12 ditë më parë, mëngjesin e 6 Marsit unë nisa të ndihesha sikur më kishte goditur një autobus. Nuk mundesha as të ngrihesha nga krevati për ditë të tëra dhe nisa të kem ethe. Unë jam djalë i ri e i shëndetshëm dhe do ta kaloj këtë. Por ka kaq shumë njerëz në jetën time dhe në botë që ndoshta nuk mund ta kapërcejnë këtë për shkak të moshës së tyre dhe / ose për shkak të një sistem imuniteti të kompromentuar. … Kjo është arsyeja pse unë jam duke shkruar këtë postim…. kjo nuk është shaka. Qëndroni brenda, rrini të sterilizuar. Ju lutemi ndaloni gjithçka dhe kujdesuni për veten dhe njerëzit që doni e që keni rreth jush derisa ta kalojmë këtë. Të kesh mentalitetin, ‘Unë jam i ri, kjo nuk mund të më ndikojë ‘, është budallik dhe kaq e rrezikshme për të gjithë njerezit rreth jush. Distanca sociale është të mbrosh nënën dhe babin e dikujt, gjyshen e dikujt … nuk ka të bëjë me ty. Bëhet fjalë për të qenë bashkë si një ekip për ta luftuar këtë. Qëndroni të sigurt”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!