×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur kosovare takon Rashicën, ka disa fjalë pas ndeshjes së mbrëmshme

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 17:13

    Djemt e Kombëtarën në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi, na bënë krenaren me paraqitjen e tyre të mrekullueshme gjatë ndeshjes.


    Ndryshe, Kosova mposhti Malin e Zi me rezultat 2:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Reporteri.net

    Ata patën përkrahjen e gjithë Kosovës, ku përveq politikanëve ishin edhe shumë artista të pranishëm në stadium duke i dhënë mbështetje maksimale djemve të Kombëtarës.

    E tillë ishte edhe Edona LLalloshi, e cila është fotografuar me Milot Rashicën duke ia shoqëruar edhe disa fjalë emocionuese.

    “Faleminderit që na jepni kaq shumë emocione dhe po na bëni kaq shumë krenarë”, është mbishkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

    Ndër tjerash, këngëtarja Llalloshi vazhdon të jetë tejet aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore, teksa nuk mungon edhe në ahengje të ndryshme familjare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!