×
  • Show Time
  • Show Time

    Komedi romantike në kohë pandemie, Hollywood një film për COVID-19

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 17:54

    Bota e madhe kinematografike e Hollywood po planifikon të sjellë një film të ri për pandeminë e COVID-19. Në plan është xhirimi i filmit “Lockdown”, ku rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur Anne Hathaway.


    Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe d rame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

    Akoma nuk dihet data e publikimit të filmit, ndërsa mezi pritet të shihet nga e gjithë bota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!