×
  • Show Time
  • Show Time

    Koncert humanitar “Për ty Shqipëri”: Këta këngëtarë do të marrin pjesë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 18:16

    Më 8 dhjetor do të mbahet një koncert humanitar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.


    Koncerti do të mbahet në Zvicër dhe paratë që do të mblidhen do të shkojnë për familjet që humbën familjarët në këtë tragjedi, familjet Lala dhe Cara nga Shqipëri dhe Abazi nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë koncert do të marrin pjesë këngëtarët e njohur: Arif Vladi, Shkurte Fejza, Manjolla Nalbani, Kastriot Tusha, Nikoll Nikprelaj, Çun Lajçi, Miranda Hashani dhe Mentor Mushkolaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!