×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush është Rose Hanbury që dyshohet të jetë dashnorja e Princit William

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 22:39

    Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton po e bëjnë të pamundurën që t’i varrosin thashethemet për një aferë të mundshme me Rose Hanbury.


    Me spekulimet të cilat po rriten, më poshtë mund të mësoni se kush është gruaja e cila papritur u gjend mes një tradhtie mbretërore.

    Rose Hanbury, jeton në të njëjtën rrugë në të cilën jetojnë çifti i familjes mbretërore. Për faktin se ata janë fqinjë, zhvilluan një marrëdhënie shoqërore, por me kalimin e viteve shoqëria dyshohet se mbolli dashuri.

    Sipas burimeve të brendshme të The Hollywood Gossip, mësohet se dukesha Kate Middleton, nuk ndihej e lumtur me raportimet në media, dhe po mendon që t’i paraqesë ato në gjykatë për shpifje.

    Skandalet e tradhtisë nuk janë të pazakonshme në familjen mbretërore, por mund të ketë disa të vërteta rreth kësaj ngjarje.

    Rose Hanbury, është e martuar me një njeri të pasur, që quhet David Rocksavage George Philip Cholmondeley. Madje Hanbury, gjithmonë ishte shikuar si një rivale e Middleton. Gjyshja e saj është fëmija e një paraardhësi të Mbretëreshës Elizabeth. Hanbury për momentin ka tre fëmijë.

    Por princi William ende nuk ka komentuar asgjë rreth spekulimeve të një skandali të mundshëm tradhtie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!