×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledri Vula merr vaksinën anti-Covid në Shqipëri

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 10:50

    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është vaksinuar kundër virusit COVID-19.


    Këtë proces ai e ka kryer në Shqipëri, pasi tash e sa kohë posedon pasaportën shqiptare.

    Telegrafi ka qenë prezent në momentit e vaksinimit të tij, duke sjell pamje ekskluzive nga momenti kur reperi nga Prishtina u vaksinua në një nga qendrat e shpërndarjes së vaksinave në Tiranë.

    Me të parë yllin e hip-hopit prezent në sallë, shumë prej të rinjve të pranishëm kanë shfrytëzuar rastin që edhe të bëjnë nga një fotografi me të.

    Shqipëria përndryshe ka ecur me një ritëm relativisht të shpejt të vaksinimit, përkundrejt Kosovës e cila ngelet më mbrapa në këtë drejtim.

    Ritmi i shpejtë i marrjes së vaksinave në Shqipëri ka qenë një avantazh për shqiptarët e Kosovës që posedojnë pasaportë shqiptare, që të mund ta marrin vaksinën anti-COVID në shtetin amë.

    Në anën tjetër, Ledri Vula ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Don Mo”.

    E veçanta e këtij projekti është prezenca e modeles bukuroshe Morena Taraku në klip, e cila ka dhuruar një performancë mjaft atraktive dhe provokuese për shikuesit e videos muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!