×
  • Show Time
  • Show Time

    Lëshim i madh në Game of Thrones, harrohet gota e “Starbucks” në tavolinë

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 15:12

    Fansat e Game Of Thrones javën e kaluar ishin të zemëruar me produksionin për shkak se te “Battle of Winterfell” ata s’mund të shihnin gjë.


    Epo në episodin e fundit “The Last of the Starks”, episodi i katërt me radhë i sezonit final apo sezonit të tetë, duket se fansat panë më shumë se që duhej.

    Gjatë një skene ku po zhvillohej festa, ndjekësit e GOT, kanë vërejtur një gotë e cila nuk duket se i përshtatet kohës mesjetare në të cilën zhvillohet ngjarja.

    Bëhet fjalë për një gotë nga kompania Starbucks.

    Pavarësisht punës së madhe dhe vëmendjes tek detajet që dizajnerët e produksionit dhe ekipa e tyre bëjnë për çdo episod, duket se dikush kishte dëshirë për kafe atë ditë dhe e la gotën në tavolinën ku po qëndronte Emilia Clarke.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!