×
  • Show Time
  • Show Time

    Miriam Cani: Unë dhe Albani jemi munduar të ndihmojmë të prekurit nga tërmeti në heshtje dhe me dashuri

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 17:18

    Për tërmetin e së martës (26 nëntor), që la mbi 50 persona të vdekur dhe qindra tjerë të lënduar, u solidarizuan pothuajse të gjithë artistët e estradës shqiptare.


    Në mesin e tyre janë edhe këngëtari Alban Skënderaj bashkë me partneren e tij, Miriam Canin, të cilët po ashtu janë angazhuar për të ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.

    Miriami së fundmi ka bërë një shkrim në rrjetet sociale, gjersa tregon se edhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë ndihmuar në heshtje, por me dashuri e zemër.

     

    View this post on Instagram

     

    Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ❤️ Paqe e dashuri per te gjithe ju ? Muaj te mbare te gjitheve?

    A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

    “Jam e lumtur që kemi arritur të iu vijmë sado pak në ndihmë rreth rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilët janë streguar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës. Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë ata kanë nevojë për çdo lloj suporti material apo financiar. Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numri kontakti:+355 67 201 4591″.

    “Përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe shpirtërisht. Ashtu siç ushqehet dhe ngrohet trupi ashtu edhe shpirti ka nevojë për ushqime ngrohtësi. Ndoshta prej natyrës unë dhe Albani jemi pak më diskretë e të rezervuar por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur”.

    “Faleminderit të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e Diasporë, që edhe njëherë dëshmuan që kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dorë fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ende ka shpresë. Paqe dhe dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja Cani.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!