×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja e thotë troç: Nuk e quaj burrë partnerin nëse jeton me paratë e mia

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:00

    Moderatorja Dea Mishel, e cila ishte një nga të ftuarat në “E Diell”, në Top Channel, e cilësoi veten një vajzë me një standard të caktuar jetese, të cilën e ka arritur falë punës së përkushtuar që ka bërë që në moshë të vogël.


    Ndërkohë shtoi se po me këto standarde kërkon që të ketë dhe personin që do të ketë në krahë në të ardhmen.

    E pyetur nga Edi Manushi se çfarë ndodh nëse rezulton e kundërta, Dea Mishel tha se ajo nuk e quan burrë një person që jeton me paratë e saja.

    “Në qoftë se ai ka rrogë më të vogël se unë, i bie ta dërgoj unë për pushime, ta dërgoj unë për dreka, ta marr unë me vete, unë nuk e quaj më burrë më pas”, u shpreh Dea Mishel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!