×
  • Show Time
  • Show Time

    Muzikanti i njohur vdes në gjumë pak orë pasi u martua

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 8:05
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Këngëtari Jake Flint, ka vdekur në gjumë disa orë pas dasmës së tij dhe tani gruaja e tij ka mbetur e shkatërruar dhe me zemër të thyer.

    Muzikanti 37-vjeçar nga Oklahoma, vdiq të shtunën në mbrëmje dhe shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

    Flint dhe Brenda po shkëmbenin betimet e dasmës në një shtëpi të largët midis Claremore dhe Oëasso pranë Tulsa të shtunën mbrëma. Por disa orë më vonë dhëndri vdiq tragjikisht në gjumë, raportoi The Oklahoman, transmeton Klankosova.tv.

    Të martën, nusja zemërthyer shkroi: “Duhet të kalojmë nëpër fotot e dasmës, por në vend të kësaj më duhet të zgjedh rrobat për të varrosur burrin tim. Njerëzit nuk janë të destinuar të ndiejnë kaq shumë dhimbje”, tha Brenda.

    “Zemra ime është thyer. Nuk mund të duroj më shumë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!