×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndryshe nga të tjerë që provuan fatin në muzikë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të botojë një libër

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 21:14

    Teksa shumë nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” provuan fatin e tyre në muzikë, duket se rasti i Ina Kollçakut do të bëjë përjashtim.


    E pyetur nga ndjekësit “Nëse jeta jote do të ishte një libër, si do e kishte titullin?”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” 1 u përgjigj duke shkruar: “Nëse do ta thoja, do zbuloja titullin e librit tim”.

    Më tej ajo ka zbuluar disa detaje në lidhje me librin e saj duke treguar se nuk është një biografi po është i zhanrit sureal.

    “Ke per te botuar liber??? Pse me ka ikur ky detaj??!!”, e ka pyetur ndjekësi.

    “Kam thuajse 1 vit qe merrem me te. Kisha nje faze qe ndalova sepse po ndjeja qe po vetcensurohesh pa e kuptuar. Kur e nisa librin kisha nje deshire shume të madhe per të hedhur në leter të gjitha mendimet e mia për sjelljen njerezore dhe aspektet instiktive dhe morale të saj. nderkohe qe fillova të shkruaja, fillova te mendoja nese shumica e njerezve do te ishin gati ti kuptonin ato mendime pa i keqkuptuar. Une asnjehere nuk mendoj kete kur flas, dhe fillova ta mendoja cuditerisht. Atehere ndalova se shkruari duke i dhene kohe vetes te clirohesha nga keto mendime qe nuk kane lidhje fare me menyren si une jetoj, flas, ndertoj marredhenie, et3… Tani e kam rifilluar dhe kam deshire ta botoi në disa gjuhe”, ka shkruar Ina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!